Prej një kohe të gjatë, Ilir Meta nuk shfaqet në media apo në takime publike.
Madje, është vënë re një mungesë koordinimi për aksionin politik mes tij dhe Sali Berishës, aq sa në protestën e ditës së hënë askush nga partia e tij nuk ishte prezent përveç Petrit Vasilit.
Takimin e tij me të zgjedhurit vendor të Partisë së Lirisë e ka ironizuar në një status në rrjetin e tij social facebook, gazetari Namir Lapardhaja, duke i atribuar Metës aureolën e hajdutit mbi krye.
Lapardhaja shprehet se kjo që po ndodh aktualisht në Shqipëri, “është fundi i një epoke, është moment fatal për të gjithë të korruptuarit” dhe “me votimin e Reformës në Drejtësi, praktikisht, ata kanë firmosur fundin e tyre politik”.
Më tej ai shkruan: “Kush i ndjek, është bashkëfajtor, pavarësisht se lekët e vjedhura i kanë çuar në shtëpitë e tyre dhe jo në shtëpitë e ndjekësve. Kush ka ende iuzione se këta të korruptuar do të shpëtojnë, është naiv, sepse nuk ka më shpëtim për këtë klasë politike. Ata që mund t’i zëvendësojnë mund të jenë më keq, ama këta s’kanë të ardhme.”
Postimi i plotë i Namir Lapardhasë:
Ilir Meta paska marrë aureolën e hajdutit!
Japan Steps Up to Help Asia Achieve Its Decarbonization Goals
Keep Watching
Duket se kanë dalë nga palca e së keqes dhe duan të vijojnë të shfaqen të virgjër në sytë e njerëzve.
Është fundi i një epoke, është moment fatal për të gjithë të korruptuarit.
Në sytë e njerëzve u është çjerr himeni i ndershmërisë dhe janë damkosur si hajdutë dhe të korruptuar.
Kush i ndjek, është bashkëfajtor, pavarësisht se lekët e vjedhura i kanë çuar në shtëpitë e tyre dhe jo në shtëpitë e ndjekësve.
Kush ka ende iuzione se këta të korruptuar do të shpëtojnë, është naiv, sepse nuk ka më shpëtim për këtë klasë politike. Ata që mund t’i zëvendësojnë mund të jenë më keq, ama këta s’kanë të ardhme.
Që kur kanë votuar Reformën në Drejtësi, praktikisht, kanë firmosur fundin e tyre politik.
Learn more
Ilir Meta është shembulli i një politikani thellësisht të korruptuar, që ndërtoi një parti thellësisht klienteliste, tribale, që nuk njohu asnjë ligj, asnjë parim, asnjë vlerë dhe koncept, tmerrësisht të dëmshme për konceptin e shtetit dhe të së drejtës.
Ndaj çdo dalje e Metës këto ditë në televizor thjesht i rrezaton atij hijen e hajdutit.