Pas dështimit në mitingun e sotëm, ku me zor u bënë 100 vetë, megjithë roje, gazetarë dhe depuetrë, Muli po disktonte me Lelon se cili mund të ishte shkaku kryesor i dështimit.
-Po ça të them unë, tha Lelo.
Ndoshta nuk e kanë vlerësuar si duhet këtë masën e sotme.
Kanë menduar që atyre nuk ua mban nga Doktori.
-Jo jo, tha Muli. Demokratët tanë nuk pyesin shumë për këto vendimet e zyrave.
Ata ose vijnë në miting, ose nuk vijnë.
-Po ja, ndoshta kjo puna e Argitës u kujton 17 kullat dhe shumë nga ata s’kanë shtëpi.
Dhe mendojnë se ajo i ka të gjitha të vetat.
-Jo jo, nuk mërziten kurrë ata nga pasuria e Doktorit.
Ata ku të kenë të japin dhe të vetat.
-Atëherë ka vetëm një mundësi, tha Lelo.
-Cila?
-Ka shumë mundësi që ata duke dëgjuar këtë fjalinë e Doktorit “mosbindje civile”, e kanë keqkuptuar që nuk duhet t’i binden as Doktorit.
Dhe kur ai ka bërë thirrje për miting, kanë thënë tani jemi në mosbindje civile, nuk i bindemi njeriu.
-Kjo mund të jetë e vërtetë, tha Muli.
Kemi bërë shumë gabim që flasim me fjalë të huaja.
E duan thjeshtë ata, “ejani në miting”, ose “mos ejani në miting”.
Këto fjalitë mosbindje civile i kam pas frikë që në fillim.
Ke shumë të drejtë. Kjo është marrë si mosbindje civile ndaj Doktorit.