osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Të gjithë deputetët e PD do jenë të enjten në Kuvend, për të votuar pro arrestimit të Berishës”

“Të gjithë deputetët e PD do jenë të enjten në Kuvend, për të votuar pro arrestimit të Berishës”

PD zyrtare votoi pro kërkesës së SPAK, duke bërë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve në Kuvend t’i hapë rrugë përpilimit të raportit që do t’i paraqitet seancës plenare, ku pritet miratimi i kërkesës për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Anëtari i Kryesisë së PD Endri Hasa i ftuar në “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj tha se qëndrimi i PD zyrtare ka qenë gjithmonë i njëjtë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit.

“Qëndrimi i PD ka qenë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë/ është qëndrim i kahershëm i joni. Çdo politikan duhet të jetë i njëjtë para drejtësisë si çdo qytetar. Duhet të shkojë para ligjit i barabartë. Ka qenë qëndrim sa herë është kërkuar heqja e imunitetit për gjithkënd. Ne jemi në mbështetje të SPAK e kemi bërë këtë që në krijimin e tij. Jemi në mbështetje të korrupsionit pa kompromis”, tha ai.

I pyetur nëse ka pasur presione ndaj PD zyrtare që të mos votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës, Hasa u shpreh se ish-kryeministri donte ta përdorte PD për betejën personale por nuk ia doli:

“Përfaqësuesit e PD kanë qenë të qartë për mbështetjen e tyre. Nuk jemi intimiduar asnjëherë. Nuk biem pre e asnjë presioni kushdo ta bëjë këtë. Ne e kemi thënë që beteja e Berishës ishte personale dhe ai donte ti përdorte demokratët për betejën e tij personale. Sot arritëm te ajo ditë që beteja nuk është për demokratët, beteja që bëmë ne është për demokratët”, shtoi ai.

Në seancën e ditë së enjte ku do të dërgohet për votim raporti që do përpilohet nga Këshilli i Mandateve, Hasa bëri me dije se do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët e PD zyrtare, me në krye Bashën, të cilët do të votojnë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-Kryeministrit.

“Do votohet raporti. Kemi qenë gjithmonë pro heqjes së imuniteit dhe të gjithë deputetët e Pd do shkojnë për të votuar”, tha ai i pyetur nëse do të shkojë kryedemokrati Lulzim Basha