osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Festivali i Këngës në RTSH nis nesër në mbrëmje, i ftuar dhe këngëtari Umberto Tozzi

Festivali i Këngës në RTSH nis nesër në mbrëmje, i ftuar dhe këngëtari Umberto Tozzi

Festivali i Këngës në RTSH nis nesër në mbrëmje. Këngëtari i famshëm italian Umberto Tozzi do të jetë i ftuar për natën e parë të festivalit, që këtë vit shënon edicionin e 62. Umberto Tozzi ka shitur mbi 70 milionë disqe gjatë karrierës së tij mbi 40-vjeçare. Këngëtari ka publikuar mbi 30 albume.

Këngëtari italian ka përfaqësuar kombin e tij në edicionin e vitit 1987 të “Eurovision”. Ai performoi “Gente di mare”, duke përfunduar i 3-ti me 103 pikë. “Fest 62” do të zhvillohet në datat 19, 20, 21 dhe 22, kur pritet nata e finales së madhe në Pallatin e Kongreseve. Ajo që spikat këtë festival është pjesëmarrja e artistëve të rinj. Këtë vit në festival marrin pjesë 31 këngëtarë, mes tyre 17 debutantë.

Ndër emrat që janë në garë përmendin këngëtaren Elsa Lila, Shpat Deda, Kastro Ziso, Big Basta dhe Vesa Luma, Besa Krasniqi, Jasmina Hako, Mal Retkoceri, etj. Drejtori artistik Bojken Lako, skenaristi Enkel Demi, muzikanti Elton Deda, si dhe regjisori Pali Kuke janë ekipi i festivalit.

Aktorja Adriana Matoshi si dhe Kleid Kadiu janë pohuar si emrat, që do të jenë prezantues. Më herët drejtori artistik Bojken Lako tha se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi. Lako theksoi se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet.

Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e tij në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio.

Ishte edicioni i X-të i këtij spektakli ai që do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Shqipëria mori pjesë për herë të parë në “Eurovision” në vitin 2004 me këngëtaren Anjeza Shahini e cila u shpall fituese e Festivalit të 42-të të Këngës në RTSH. Tashmë përfaqësimi i vendit tonë në “Eurovision” është kthyer në një traditë të eventit muzikor në Shqipëri.