osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bajroni anglez në 1809 i dërgoi letër nënës së tij: I dua shqiptarët shumë, aty pashë një shpirt të veçantë

Bajroni anglez në 1809 i dërgoi letër nënës së tij: I dua shqiptarët shumë, aty pashë një shpirt të veçantë

Shtegtari i apasionuar, poeti rebel dhe “opozitari i lindur” – kjo e fundit, ishte dëshira e tij për të përcaktuar veten. Për Bajronin, vizita në Shqipëri do të gdhendej në kujtesën e poetit. Te shqiptarët ai pa një shpirt të veçantë, që i ndezi imagjinatën. Në shënimet teksa gjendet në vendin e shqiponjave, shkruan për shqiptarët: “Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë, në veshje, në pamje dhe në mënyrën e jetesës”. Si kujtim, ai mori një kostum tradicional shqiptar…

Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Më 1801, Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke dhe latine, historinë dhe letërsinë angleze.

Në moshën 18-vjeçare, Bajroni hyri në Universitetin Kembrixhit (Trinity College). Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Evropë. Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, Lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (“Portret i një fisniku me veshje shqiptare)”. Portreti u vendos në “Royal Academy” dhe aktualisht gjendet në ambasadën britanike në Athinë.

Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Harold’s” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkron patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërrore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë.

“Te rrepte bijt’ e Shqipes! Po vetitë
nuk u mungojnë; veç t’ishin më të arrira;
armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?
Kush e duron si ata mundimin e luftës?
Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në çast rreziku dhe nevoje:
Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!
Kur besa a nderi i thërret të derdhin gjakun,
Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.”

Në letrën dërguar nënës së tij, në datën 12 nëntor 1809, midis të tjerash Bajroni shkruan:“…I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aq të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frëngj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më rrodhën gjësendë, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”

Po aty, nga Preveza, ai përshkruan udhëtimin nga Janina në Tepelenë, për t’u takuar me “Pashain e Janinës”, Ali pashë Tepelenën.

Rruga e asaj periudhe kalonte nga Janina në Zicë, Delvinaq, Peshkëpi, Nepravishtë, Libohovë, vazhdonte nëpër Urën e Zonjës e me tej, në Qestorat, Erind, Dhoksat, Labovë e Zhapës, Hormovë, Lekël, Ura e Beçishtit dhe arrinte në Tepelenë. Udhëtimi zgjati 9 ditë me kuaj.

Gojëdhënat thonë se, në Libohovë ka qëndruar një natë në sarajet e Shanishasë, motrës së Ali pashës dhe për këtë, ka shkruar se “Në Libohovë kam ngrënë gjellët më të shijshme se në tavernat e Spanjës dhe Portugalisë dhe kam parë vashat me të bukura.”

Ndër të tjera, Bajroni në letrën e tij, shkruan: “Veziri më priti në këmbë, – veçori e madhe nga ana e një myslimani – dhe më uli në krahun e tij të djathtë. Kisha marrë me vete një terxhuman për raste të veçanta, por këtë herë, një mjek i Aliut, i quajtur Femlario, i cili e kuptonte latinishten, përmbushi funksionin e duhur.

Kërkesa e parë e pashait ishte se përse unë kaq i ri, isha larguar nga vendi im. Shtoi pasandaj se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte thënë se unë vija nga një familje e madhe; dhe m’u lut të përcillja nderimet e tij për time më, dhe unë po ua paraqes ato në emër të Ali Pashait.

Më tha se ishte i bindur që unë isha njeri nga sërë e lartë, ngaqë i kisha veshët e vegjël, leshrat me bukle dhe duart të holla e të bardha; nuk e fshehu që sjellja dhe kostumi im i kishin pëlqyer. M’u lut ta konsideroja si një baba, për aq kohë sa do të isha në Shqipëri, duke më siguruar se më shihte si birin e tij. Në fakt, më trajtoi si një fëmijë, duke më dërguar njëzet herë në ditë bajame, sherbete, fruta dhe gliko.

Udhës kaluam afer dy qyteteve, Argjirokastrës dhe Libohovës, të cilat nga sa dukej, nuk qenë shumë më të vegjël se Janina dhe ska penë a penel që të mund ti bëjë drejtësi skenës piktoreske në afërsi të Zicës e të Delvinaqit.

Më datën 17 Tetor u nisëm për në Libohovë dhe arritëm më pas në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisëm më 19 tetor ne orën 3.30 mbasdite. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës u kthyem po në ate udhë.

Shqiptarët ose Albanezët, më ranë në sy më fort përmes shëmbëllimit që kanë me malësorët e Skocisë; në veshje, në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës. Dhe vetë malet e tyre me duken si të Kaledonisë, veçse me klimën më të butë. Fustanella e tyre e bardhë, trupi i tyre i hollë dhe i gjatë, dialekti i tyre, keltik në tingullin e tij, zakonet e tyre të rrepta, të gjitha këto më shpunë në Morven.

Shqiptarët, me petkun e tyre, më të bukurin në botë; me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura me ar, me anteri e jelekë kadife të kuqe, të qëndisura me fije ari, me jataganë e pisqollë të sermët, me feste të gjata. Shqiptarët në përgjithësi kanë tipare të hijshëm. Gratë më të bukura që më kanë rënë në sy, në trup dhe në fytyrë, i pamë duke qëruar udhën e mbushur prej rrëkeve midis Delvinaqit dhe Libohovës.

Mënyra se si ecin Shqiptarët është vërtet teatrale; por ecja e tyre krenare ndoshta vjen nga bruca ose guna që mbajnë në një krah. Flokët e tyre të gjatë më kujtuan spartanët dhe guximi i tyre në luftë, të shpejtë dhe të papritur, s’mund të vihet në dyshim.”

Në vitin 1823, Bajroni u nis për në Greqi, ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shihte çlirimin e shtetit grek, sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj, më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare.