osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lul edhe 100-të… “rrnofsh për me pague”!

Lul edhe 100-të… “rrnofsh për me pague”!

Nga Anri Bala

Sot, Lulzim Basha ka datëlindjen, plot dyzet e katër… pesë apo gjashtë vjeç?! Këtë askush nuk e di, përderisa edhe ai vetë e ka harruar! Mirëpo, meqënese memoria shpesh nuk më tradhëton… më kujtohet kur Luli, në një intervistë me Blendi Fevziun, deklaronte se në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit… ai kishte qenë, vetëm 19 vjeç.

“Isha vetëm 19 vjeç kur ika në Holandë. Ika me 20 dollarë në xhep. Prindërit e mi nuk kishin shumë mundësi. Mu desh të ecja me forcat e mia, pa i shtrirë dorën kujt.”

Këtu unë ngec, sepse Basha sipas matematikës time, duhet të jetë dyzet e gjashtë apo dyzet e pesë, por kurrë dyzet e katër. Megjithatë, edhe njëqind “biri i rrenës” dhe i padituri i matematikës.

Të uroj me shpirt, u pleqërofsh sa më shpejt… siç e ke zgjedhur edhe vetë! Nuk jam i vetëm, janë me qindra miq dhe armiq, që të urojnë jetë të gjatë!

Janë miqtë tuaj, e të gjithë ato, që si puna jote i gjete diku nëpër xhepat e baballarëve, të mbuluar me lekë dhe injorancë, e na i bëre “peshqesh”, duke na qorruar sytë dhe shurdhuar veshët, me qemanen e Nastradinit, që ne do të i’a dëgjojmë avazin mbrapa.

Janë gjithë ata njerëz, që nuk janë armiqtë tuaj, por je ti armiku i tyre, sepse nuk po u lë gjë pa bërë, për të zënë edhe atë karrige pushteti, që e le me shumë njolla dhe pëgërje. Të urojnë edhe 100 tjera, që të kesh kohë, që nëse janë të vërteta të gjitha ato që thuhen, të kesh kohë për t’i larë mëkatet.

Miqtë që ke bërë me “klering”, të urojnë, sepse e dinë sa vlejnë dhe sa më gjatë të jetosh t’i, aq më gjatë do jetoi edhe mediokriteti, injoranca dhe “pulitika”.

Sot, jam i sigurtë, që urimin Lul: “U bëfsh 200 vjeç”, do ta dërgoi edhe Edi Rama. A e di se pse?! Sepse, nëse ti do vazhdosh të drejtosh opozitën, do bëhet edhe Zaho kryeministër, ndërsa t’i do jesh i persekutuar dhe do tregosh histori si hajdut ordiner… i persekutuar “pulitik”.

Unë të uroj me gjithë shpirt edhe 100, por mëso pak matematikë, pak njerëzillik, pak burrëri, se do të duhen shumë, kur të shkosh atje ku je nisur me domosdo… ku burrat rrinë me burrat dhe gratë me gratë.

Nuk ta parashikova unë, por babai yt shpirtëror dhe i “dhishëm” Berisha. Dhurata e tij ishte profetike. Sot, ai të dhuroi një stilolaps dhe ti e di shumë mirë, se tashmë stilolapsi është një relike e të shkruarit. Në fakt, këtu gabova!

Ka një vend, ku nuk lejohet teknologjia… burgu dhe babai e ka parashikuar, e në mënyrën e tij, të ka thënë: Lul, edhe mjetin e fundit që do të duhet në jetë, ta bëra dhuratë.

Prej meje o njeri, edhe njëherë… plus 100-të! Rrnofsh për me pague!/Ekskluzive.al