Bournemouth – Luton (1-1) është pezulluar pas 59 minutash, pasi Tom Lockyer u rrëzua në fushë për herë të dytë këtë vit duke pësuar atak kardiak. Kapiteni i Luton pësoi një panik për shëndetin gjatë finales së play-off-it të Championship në maj të këtij viti dhe u desh të largohej me barelë në Wembley.
Historia u përsërit në mënyrë shqetësuese në stadiumin Vitality këtë të shtunë (16 dhjetor) pasdite gjatë sfidës së Premier League.
Lockyer u rrëzua në pjesën e dytë të ndeshjes Premier League ndaj Bournemouth i pashqetësuar. Trajneri i tij, Rob Eduards vrapoi në fushë duke larguar lojarët, ndërsa mjekët nxituan në vendngjarje. Gjyqtari Simon Hooper i ktheu të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes ndërsa Lockyer merrte trajtim.
Pas disa minutash, ai u dërgua jashtë nga fusha për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë Luton ka reaguar dhe ka thënë se kapiteni i tyre është i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm, duke e ka kaluar rrezikun. Sipas raportimeve të fundit ai luante me pajisje në zemër pas një ndërhyrje disa muaj më parë dhe kjo i shpëtoi jetën.
ve të fundit ai luante me pajisje në zemër pas një ndërhyrje disa muaj më parë dhe kjo i shpëtoi jetën.