Një 30-vjeçar nga Fieri ka kërkuar ndihmë në polici pasi ditën e djeshme kishte marrë një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar.
Ppolicia e Fierit bën me dije se shtetasi me inicialet A.N., dëshmoi se dje në orën 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota” kishte gjetur një zarf me fishek.
“Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal’”, raporton policia./a.m.