Personi non grata Sali Berisha megjithse ështe drejt izolimit pëefundmtarë shikon ëndrra kur thotë se si askushi që është ka filluar procedurat për t’i hequr mandatin Edi Ramës.
Teksa sqaroi arsyet se Rama ka shkelur kushtutën dhe ligjet, Berisha tha se po punojnë me juristët dhe do dorëzohen dokumentet për t’i hequr mandatin.
“Do kërkohet heqja e mandatit të Edi Ramës. Do dorëzohen dokumentet, po mbledh grupin e juristeve për të kërkuar heqjen e mandatit. Ka shkelur kushtetutën dhe ligjin”, tha Berisha
I pyetur nëse protestat do të jenë paqësore apo mosbindja civile do të shoqërohet me futje nëpër institucione, Berisha tha se “t’ia lëmë ditës së hënë dhe të shikohet çfarë do ndodhë”.
Pyetje: Ditën e hënë do të jetë një protestë paqësore, apo nga ato protestat që skenarët nuk i tregoni?
Berisha: Le të presim të hënë çfarë do të jetë
Pyetje: Mosbindja civile do të thotë të futeni edhe në institucione?
Berisha: Le të shohim cfarë do jetë. Ne kemi filluar protestat për rrëzimin e qeverisë. Kanë filluar prej 5 javësh, shtrihen tani në rrugë, sheshe dhe kudo.
Por në fakt të hënë do e shikoj se çfarë e pret, nëse guxon të thyej një xham ai dhe rotarët që ndjekin akoma, një kufomë që shëtit si sonambul në zyrat e PD së zaptuar.