Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që mori për shqyrtim paktin për strehimin e emigrantëve ilegalë në vendin tonë.
Meloni u shpreh në një prononcim për mediat, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nuk cënon paktin mes dt vendeve, ndërsa shtoi se “nuk ka një plan B”, në këtë moment.
Ironikisht, ndryshe nga fqinjët grekë, Meloni është shprehur se respekton vendimet e organeve të një vendi sovran, ndryshe nga presioni mbytës i Athinës zyrtare për Fredi Belerin.
“Nuk mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ndikon në paktin me Italinë, por ne nuk do të ndërhyjmë në vendimet e një organi të një vendi sovran”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp në përfundim të Këshillit Evropian në Bruksel.
“Nuk kemi plan B”, tha Meloni, duke shtuar se ishte e bindur se pezullimi i marrëveshjes së vendosur nga Gjykata Kushtetuese nuk duhet të cenojë marrëveshjen.