Nikoll Lesi thotë se të hënën, kur do të vendoet për fatin e Sali Berishës, në Tiranë do të ketë trazira.
Ndërsa të enjten, sipas tij, Sali Berisha do të arrestohet në sallën e Parlamentit.
“Policia e Shtetit që të dielën në darkë kalon në gatishmëri të lartë. Të hënën, PD e Berishës, ka thirrur militantët dhe popullin opozitar në Tiranë për t’u konfrontuar me policinë.
Kishte muaj që Berisha e kërkonte një mosbindje civile dhe kjo po vjen të hënën, datë 18 dhjetor.
Mësohet se Berisha po lajmërohen kudo demokratët dhe skalionet e zjarrit për të ardhur në Tiranë.
Nuk do të jetë protestë paqësore, kjo dihet nga burimet policore. Ditën e hënë votohet te kryesia e parlamentit, atje ku pritet vala e madhe e përplasjes së turmes, pra votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.
Me pas të enjten votohet për të arrestuar Berishën, të cilin policia e shtetit do ta marrë me pranga në duar direkt nga salla e Kuvendit”, thotë ai.