Dash Sula i Peqinit, ka qenë deputeti më agresiv këtë të enjte, në hyrje të Kuvendit.
Ai ka dashur të hyjë me patjetër në sallë, edhe pse Garda kishte urdhër të mos lejonte deputetët që janë përjashtuar.
Dhe në pamundësi për të hyrë si njeri normal, Sula ka kërkuar ndihmën e dy kolegëve për ta ngritur në ajër, se ndoshta hynte me kokë.
Por duke ndihmuar Dashin, është krijuar një situatë e sikletshme, e ngjashme me atë të Salianjit me Flamur Nokën pak javë më parë.
Një prej deputetëve që e ka ndihmuar, nuk ia hiqte duart Dashit nga të pasmet, ndërsa më pas ky i fundit rrinte varur mbi një gardist.