“Dera e Bashkimit Europian do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës, ka paralajmëruar Athina zyrtare në Bruksel”, kështu e nis artikullin gazeta Protothema artikullin e saj referuar debateve për integrimin e Shqipërisë.
Sipas media greke, “Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi ‘kundërshtarin’ e gabuar për të treguar forcën me rastin e çështjes Beleri”.
Protothema në artikullin e saj shkruan se “Edi Rama, duke iu referuar gjyqësorit të ‘pavarur’ shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse ‘bie i gjithë Këshilli Europian’.”
Ndërsa shton se gjykata, pas deklaratave publike të kreut të qeverisë shqiptare, hodhi poshtë kërkesën të hënën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie.
“Ndërkohë pritet vijimi i gjyqit simulues për skemën e pretenduar të blerjes së votës”, shkruan Protothema.
Por në fakt është Greqia që ka gjetur mjetin dhe vendin e gabuar për të mbrojtur trafikantin e armëve dhe të votave Beleri
Në Samitin e BE, që zhvillohet në data 14 dhe 15 dhjetor nuk pritet që të ketë një diskutim të gjerë për zgjerimin përtej vendeve të reja kandidate të Ukrainës, Moldavisë, Bosnje-Hercegovinës.
Por Kancelari Gjerman Sholc i’u a mbylli derën qenerisë greka. Në një intrevist para samitit duke folur për Shqipërinë ai deklaroi se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme dhe nuk do lejojmë që integrim të pengohet për interesa të dyshimta, madje do votojmë heqjen e ligjit të vetos duke mos e lejuar të përdoret për anëtarsimin në BE por vetëm votim me shumicë. /Ekskluzive.al