I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë.
Historia e saj si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait – duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort – është historia e një Hirusheje të kohës sonë.
Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho – e shumë gra të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!