Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për të do të ishte një autogolë.
I ftuar në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se nëse Greqia do të vendoste veto ndaj Shqipërisë do të mbetej e vetme, gjë të cilën nuk e bën.
“Unë që ditën e parë që ka dalë si lajm nuk e besoj dhe më duket shumë e habitshme sikur Greqia të vendoste veton në këtë moment.
Kjo sepse Greqia është një shtet serioz që e ka mbështetur Shqipërinë në vijëmësinë e procesit integriues, dhe mbi të gjitha nuk bën autogola. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me rastin e një individi që gjendet përballë drejtësisë dhe për të cilën kërkohet një akt administrativ siç është leja që është ezahuruar në kuptimin që është në proces gjyqësor.
Mosdhënia e lejes, sot është në proces gjyqësor që do vendos Gjykata e Krimeve të Rënda. Çdo moment i kërkesave të palës greke është ezauruar dhe është kthyer në një proces gjyqësor ku Greqia nuk do të ndërhyjë. Do të habitesha shumë nëse do të kishte një veto nga pala greke, sepse ky lloj autogoli do ta bënte Greqinë të mbetej vetëm. Greqia nuk i bën këto në politikën e jashtme”-tha Bido.