SHBA nuk do të pranojë më viktimat e abuzimit në familje dhe as ato të dhunës së bandave, të cilat aplikojnë për azil në Amerikë.
Kështu ka deklaruar prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, i cili ka vendosur që viktimat e sipërpërmendura të mos kualifikohen më për azil në SHBA.
Jo vetëm kaq, por vendimi i Sessions e shfuqizon një vendim të vitit 2016 që i ka dhënë azil një gruaje nga El Salvadori, e cila është përdhunuar dhe abuzuar nga bashkëshorti.
Sessions tha: “Pretendimet nga të huajt, që kanë të bëjnë me dhunën në familje ose dhunën e bandave, të kryer nga aktorë joqeveritarë, nuk do të kualifikohen për azil.”
Kjo masë e marrë do të ndikojë në dhjetra aplikime për azil në tokën e ëndrrave. Aktivistët e kanë dënuar këtë vendim të marrë.
Sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit administrata e Trump nuk duhej t’i kthente shpinën viktimave të dhunës dhe t’i dëbonte ndërsa janë në rrezik.