Lelo sot e thirri Mulin i shqetësuar se një video e Karminës që këndon një këngë ruse është bërë virale.
Sipas Lelos, pas thirrjes së Çanit që Doktori të takojë Putinin, kjo videoja është marrë si simbolikë e Familjes pro ruse.
-Or zotëri i tha Muli. I ke mendtë ti. Po ça të keqe ka kënga. Ajo ndoshta dhe nuk e di fare që është rusisht. Mund të dije që e ka kënduar Merlin Monroja.
-Po ajo ka qenë aktore, jo këngëtare.
-Po mirë mo, mund ta ketë kënduar në kohë të lirë.
-Puna është se duhet të heqim këtë paranojën se pas rekomandimeve të Çanit familja ka marrë drejtim pro rus.
-Jo o zotëri. Në radhë të parë du me të thënë se dhe Bajram Curri kur e pa punën ngushtë, i ka pas shkru Leninit nga
Shpella e Dragobisë: “Hazreti Lenin, Hazreti Lenin, nga malet shëndet, nga bjeshkët shndet…”
D.m.th. e ka traditë Tropoja këtë, s’ka lidhej me Rusinë.
-Dakord tha Lelo, por Lenini ishte komunist. Nuk mund të krahasohet Bajram Curri me Doktorin, se Doktori nuk i dorëzohet hasmit. Ai shkoi ju dorëzua në shpellë derisa e vranë.
-E di tha Muli. Ndaj them që nuk ka rëndësi, se populli ja njeh Doktorit meritat. Dhe nuk e keqkupton këngën e Karminës.
Po qe se pyesin demokratët u duhet thënë që është këngë për krishtlindjet kundër Edi Ramës. Me aq ja falin ata faktin që është rusisht.