Girona është një realitet në futbollin spanjoll pas javës së 16-të. Katalanasit e vegjël mundën 2-4 Barcelonën në derbi dhe e shohin veten në vendin e parë të La Ligës.
Në stadiumin “Olimpic” vendasit e Xavit u shokuan pas vetëm 12 minutave lojë, me Dovbyk që kaloi në avantazh Gironën. Duhej Lewandowski që të vendoste ekuilibrat, me Gutierrez që shënoi sërish për miqtë duke e mbyllur 1-2 pjesën e parë.
Kur pritje që Barça të reagonte, Valery në minutën e 80 shënoi golin e tretë për Gironën. Fundi i ndeshjes ishte dramatik. Gundogan shkurtoi shifrat në 2-3 në 90+1, teksa Stuani në 90+5 vendosi gjithçka në 2-4 duke treguar se Girona e Michel është një realietet në Spanjë dhe me meritë mban vendin e parë me 41 pikë.
Në vendin e dytë Real Madridi me 39 pikë, ndjekur nga Atl. Madridi dhe Barça me 34 pikë.