Ja çfarë thoshte Fan Noli për Kolltukofagët
Kulltokofagët janë krimba të verdhë me kokë të zezë, që riten me plagët e infliktuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një Athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjer sa i a prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; i a prenë dhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjer sa i a prenë kokën.
Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kulltukofagët t’anë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërisë greke. Që t’i çqitësh këta t’anët nga kulltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.