osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Petrit Vasali qëllohej me vezë dhe përshëndetej; Maskara, shkë***at, hajdut… si ministër

Kur Petrit Vasali qëllohej me vezë dhe përshëndetej; Maskara, shkë***at, hajdut…  si ministër

Ishte ora 13:00 në mars të 2014 kur pasi kishte përfunduar konsultën me kreun e shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, Petrit Vasili iu drejtua gazetarëve dhe kamerave të tyre për të bërë deklaratën e tij për këtë takim.  Nuk kaluan as dy minuta kur pa u vënë re, Gjyzeli, 68 vjeç, iu afrua dhe nga një metër larg e goditi Vasilin me dy vezë. Ky sulm i ka kapur në befasi të gjithë, ndërsa deputeti i LSI-së, i përqendruar te deklarata që po jepte për televizionet, e ndjeu agresorin vetëm kur ai gati sa nuk iu hodh në qafë dhe njëra nga vezët i ra në shpatullën e djathtë. Madje edhe dy punonjës të Gardës së Republikës që mbikëqyrnin daljen nga Presidenca të politikanëve, nuk arritën ta ndalonin agresorin, pasi ai është afruar si një kureshtar i padëmshëm.

I pakënaqur nga kjo goditje, Gjyzeli është ulur poshtë dhe ka marrë edhe vezën e dytë që i kishte rënë nga dora dhe ka vazhduar që ta godasë përsëri Vasilin, i cili tashmë ishte larguar disa hapa. “Maskara, hajdut, shkërdhatë!” – kanë qenë fjalët e vetme që mundi të thoshte Gjyzeli në momentin e goditjes me vezë. Në këtë moment kanë qenë punonjësit e Gardës së Republikës që kanë dalë menjëherë nga dera anësore e godinës së Presidencës dhe e kanë larguar agresorin nga deputeti i LSI-së. Në më pak se dy minuta, një patrullë e policisë e ka shoqëruar Gjyzelin në Komisariatin Nr. 2 të Tiranës.

Sulmi ndaj Petrit Vasilit ra në sy të kalimtarëve kureshtarë, që vetëm kur panë ndërhyrjen e Gardës së Republikës dhe makinën e policisë kuptuan se bëhej fjalë për një incident para derës së Presidencës. Sikur të mos kishte ndodhur kjo ngjarje, deputeti i LSI-së si i pa turp 1që është, u është afruar sërish kamerave dhe ka vazhduar deklaratën e tij rreth takimit me kreun e shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në përfundim të deklaratës, i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë incident, Vasili tha se nuk kishte asnjë dijeni për personin që kreu këtë veprim.

Mirëpo Vasali e njeh shumë mirë Gjyrezin

 E njëjta situatë, si ngjarja që ndodhi në 2014 para  Presidencës, është regjistruar edhe një vit më parë, në të njëjtin vend dhe ka pasur të njëjtët protagonistë. Më 6 mars të vitit të kaluar, Petrit Vasili sërish ka qenë duke dalë nga Presidenca, ku po diskutohej për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe sapo ka hipur në makinë, automjeti ku ai ndodhej është qëlluar me vezë. Edhe në këtë rast autor i sulmit ka qenë Mustafa Gjyzeli, i cili ka dhënë të njëjtin shpjegim për policinë, shkatërrimin e biznesit të tij.