“Lufta e ashpër” mes forcave izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazës vazhdon. Në 24 orët e fundit, forcat izraelite raportojnë se sulmet ajrore kanë goditur rreth 250 objektiva dhe se shtëpia e liderit të Hamasit në Khan Yunis ka qenë nën rrethim për orë të tëra.
Izraeli i ka hequr vizën koordinatores humanitare të OKB-së, Lynn Hastings, ndërsa ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen e njoftoi këtë në X, me argumentin se ajo nuk foli kundër Hamasit për sulmet e 7 tetorit.
Forcat izraelite kanë deklaruar se kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar me tanke në Gazën jugore.
“Mbrëmë thashë se forcat tona mund të kapin këdo në Rripin e Gazës. Tani ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwarit. Nuk është kështjella e tij. Është vetëm çështje kohe para se ta kapim edhe atë”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.