Liderët e partive politike parlamentare në Maqedoninë e Veriut kanë gjetur dakordësi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që pritet të mbahen në një datë.
Sipas marrëveshjes, zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 8 maj, bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill.
“Ne ramë dakord për këto data duke pasur parasysh afatet ligjore dhe festat fetare që janë në këtë periudhë. Më në fund pas 17 vitesh do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare dhe kjo flet për politika të mira të qeverisë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ai tha se 100 ditë para zgjedhjeve ose më 28 janar do të formohet Qeveria teknike dhe se do të respektohet marrëveshja që kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së.