osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Duka e sheh Europianin si biznes kur Silvinjo vijon të jetë më i kërkuari në mediat europiane!

Duka e sheh Europianin si biznes kur Silvinjo vijon të jetë më i kërkuari në mediat europiane!

Shorti i hedhur pasditen e 2 dhjetorit në Hamburg për Europianin e Gjermanisë të vitit 2024, u tregua i pamëshirshëm për Shqipërinë, pasi goglat na dhanë në grupin B skuadrat e Spanjës, Italisë dhe të Kroacisë, praktikisht skuadra pretendente për trofeun dhe natyrisht rivalë shumë të fortë për skuadrën tonë kombëtare.

Që ky është një short ferri e pranuan menjëherë edhe mediat sportive europiane dhe më gjerë, të cilat përdorën të njëjtin togfjalësh, “grup ferri”. Padyshim që për Shqipërinë e vogël kalimi i grupit duket humb i vështirë, sepse përballë janë skuadra me përvojë dhe skuadra që kanë shkruar madje histori në garat e mëdha europiane e botërore, si Italia, katër here kampione bote dhe kampione në fuqi e Europës, apo Spanja, me shumë tituj europianë e botërorë, apo dhe Kroacia që në 5 vitet e fundit ka shkuar një herë në gjysmëfinale e një herë në finalet e Botërorit.

Trajneri brazilian i Kombëtares tonë, Silvinjo, duket sa i lumtur aq dhe i bezdisur. I lumtur pasi ai do të ketë mundësinë që në krye të skuadrës shqiptare të ballafaqohet me “titanët e futbollit europian”, një test i dëshiruar për çdo trajner, por nga ana tjetër, ky short ia pakëson atij shanset e kalimit të raundit. Ngushëllim është fakti se me këtë short, edhe humbjet nëse ndodhin në të tri ballafaqimet, janë të mirëkuptuara. Gjithsesi, Silvinjo mendon se Shqipëria ka kualitet për tu përballur si e barabartë.

Por ka një person që duket se është më i lumturi nga shorti. Ai është kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili e sheh Europianin si biznes të federatës. Për të kanë rëndësi të ardhurat dhe me skuadra të tilla të ardhurat do të jenë më të mëdha sesa nëse shorti vendoste ekipe që vijnë nga vende me pak popullsi e me ekonomi më të dobët. Grupi ku bën pjesë Shqipëria përfaqëson 120 milionë banorë, më shumë se çdo grup tjetër i Europianit.

Kjo do të thotë se audienca televizive është më e madhe, reklamimi sjell më shumë të ardhura, bileta më shumë, imazh më shumë e pse jo dhe përfitime të natyrave të tjera. Pra për Armand Dukën, Shqipëria e ka fituar Europianin e saj që në short. Nëse arrin të kalojë raundin atëherë kjo do të quhet edhe si mrekulli botërore.

Silvinjo flet për “Marca”-n

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo, komentoi për gazetën e njohur spanjolle “Marca” shortin e Europianit “Gjermani-2024”. Tekniku i “kuqezinjve” theksoi se çdo grup do të ishte grup ferri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se faktin që ekipi i tij do të ketë shumë mbështetje, pasi në Gjermani ka shumë shqiptarë.

“Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të jetë bukur t’i shikojmë në stadium. Shqipëria merr pjesë për të 2-ën herë në Europian, por tashmë është rritur. Shqipëria është një vend entuziast. I mbyllëm kualifikueset para Polonisë e Çekisë, që janë shumë të forta. Në “Euro 2024” duhet të tregojmë forcën tonë, nuk do të jetë e lehtë. Spanja ka shumë cilësi, më pëlqen dhe ka tjetër nivel”, deklaroi Silvinjo.

Tekniku brazilian i Kombëtares tonë shpreson që grupi të vijë duke u rritur në cilësi dhe të jenë të gjithë në formë në prag të Europianit të ardhshëm. Shqipëria ka një brez lojtarësh cilësorë që luajnë në top-ligat europiane dhe ky shihet një avantazh jo i vogël.