donëse u përjashtua nga punimet e seancës plenare, me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla, Flamur Noka vijoi me skenarin e tij.
Pasi ndezi disa tymuese, ai tentoi dhe t’i vinte flakën disa karrigeve.
Në pamjet e siguruara, Noka si fillim konsultohet me Berishën dhe Edi Palokën dhe me pas merr disa letra dhe i ndez dhe tenton që t’i hedhë ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën.
Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës.