osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gënjeshtra më e bujshme e miliarderes non grata Argita Berisha para “foltoristëve”: Unë jam shtresa e mesme…si ju!

Gënjeshtra më e bujshme e miliarderes non grata Argita Berisha para “foltoristëve”: Unë jam shtresa e mesme…si ju!

“Të nderuar demokratë e demokrate, të dashur bashkëqytetarë, jam mirënjohëse që jam këtu para jush sot, jo vetëm si mbështetëse e Partisë Demokratike, por edhe si nënë e 4 fëmijëve dhe si një nga mijëra profesionistët e shtresës së mesme që kanë punuar në profesionet e tyre me besimin e zhvillimit të një vendi më prospert, të një të ardhme më të mirë…”

Nisi kështu fjalimi i Argita Berishës në Kuvendin dje, jo vetëm para atyre demokratëve që kanë mbetur dhe vazhdojnë t’i besojnë verbërisht “Familjes Berisha”, por edhe para gjithë shqiptarëve. Vajza e njeriut që ka marrë më shumë pushtete në Shqipëri, që nga kryetar partie, kryeministër e President, u thotë shqiptarëve pa iu dridhur qerpiku se ajo është “shtresa e mesme”.

Rreshtimi i pronave të luajtshme e të paluatshme që Argita Berisha ka deklaruar vetë si pasuri në ILKDP nuk ka të mbaruar. Sigurisht nisi me “rrogat” në UMNIK dhe deklarimin e 1 milionë eurove që kishte vënë me ato rroga kur i ati u kthye ne pushtet ne 2005, nga të cilat, mesa duket, nuk shpenzonte as për të ngrënë, as për të rritur 4 fëmijët, as për të paguar shkollat, pastruset, veshjet, parrukieret, ndërhyrjet estetike, udhetimet jashte shtetit, pushimet, asgjë; ajo vetëm kursente dhe ushqehej me ajrin e Shqiperise!

Pra Argita Berisha është e vetmja rrogëtare në botë që arrin të kursejë 1 milionë euro nga rroga dhe dietat e saj dhe të bashkëshortit. Jo vetëm të kursejë 1 milionë euro, por ndërkohë të ketë apartamente në një lagje luksoze të Tiranës bashkë me babin, Vilën më të madhe në Gjirin e Lalëzit, 19 pallate nga 7 deri në 13 kate te ish-klubi Partizani, toka nga Mali i Dajtit e fshatrat përreth, etj. etj. etj.

E megjithatë, kjo masë e stërmadhe pasurish nuk e pengon fare atë që jo vetëm të ankohet për lirinë e fjalës, por të na thotë se ajo është përfaqësuesja e shtresës së mesme të shqiptarëve.

Shqiptarët ja kanë kuptuar hilet Familjes Berisha, SHBA ja ka kuptuar, Britania e Madhe gjithashtu, duhet parë deri në fund se sa ja ka kuptuar Drejtësia! /Shqiptarja.com