Prania e Argita Berishës në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.
Një reagim kritik lidhur me fjalimin e Argitës ka ardhur edhe nga gazetarja, Desada Metaj e cila ndër vite njihet si mbështetëse e opozitës.
Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, Metaj shkruan se Argita Berisha nuk përfaqëson brezin e ri pasi gjithmonë ka përfituar nga privilegjet e babait të saj. Në fund reagimin e saj, Argita e shoqëron me hashtagun “je non grata”.
“Një nga shëmtitë e politikës shqiptare është përdorja që i bëhet familjarëve me akuza personale për fëmijët dhe bashkëshortët. Por më e shëmtuar qënka kur dëgjon fëmijët e politikanëve kur të shiten si përfaqësues të brezit.
Ah jo, nuk na përfaqësoni ju që keni përfituar nga priviligjet e baballarëve. Ju bëni mirë të shijoni çkeni përfituar në heshtje. Përndryshe, kur dilni dhe u kërkoni 50-60 vjeçarëve të ndryshojnë Shqipërinë që fëmijët tuaj të jetojnë të lumtur, dukeni që keni dhe probleme në formim.
Sepse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit që ndryshimi të vijë nga të moshuarit. Ndryshimin e sjell rinia, studentët. Ndaj mblidhni mendjen dhe pajtohuni me fatin. Nuk jeni brezi i djegur, jeni fëmijët e baballarëve që mbajnë përgjegjësi për djegien e shpresës për ne… e fatkeqësisht me gjasë dhe për fëmijët tanë! #jenongrata”, shkruan Desada Metaj.