osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dhuna ndaj editorit të “Pamfletit”, policia reagon zyrtarisht: Kemi arrestuar një prej autorëve, po punojmë për emrat e tjerë!

Dhuna ndaj editorit të “Pamfletit”, policia reagon zyrtarisht: Kemi arrestuar një prej autorëve, po punojmë për emrat e tjerë!

Renato Bodurri dyshohet se është pjesë e grupit që është paguar nga një grup kriminal në Elbasan, për të sulmuar fizikisht gazetarin Gjergj Zefi, për shkak të denoncimeve të portalit “Pamfleti”.

Policia ka reaguar zyrtarisht mbi arrestimin e Renato Bodurrit, një nga personat e përfshirë në dhunën ndaj editorit të “Pamfletit”, Gjergj Zefi.

Më herët raportuam se Bodurri ra në pranga, pasi makina e përdorur në ngjarjen kriminale rezulton në pronësi të tij. Por policia ka dështuar të arrestojë personat e tjerë të përfshirë, teksa njofton se po punon në këtë aspekt. Emri i Bodurrit doli që ditën e ngjarjes, por u deshën 2 muaj që ai të arrestohej.

Renato Bodurri dyshohet se është pjesë e grupit që është paguar nga një grup kriminal në Elbasan, për të sulmuar fizikisht gazetarin Gjergj Zefi, për shkak të denoncimeve të portalit “Pamfleti”.

“Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (administrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Dhuna ndaj Gjergj Zefit ndodhi më 3 tetor, sapo ai doli nga zyra e tij. Persona të lidhur me bandat kriminale në pushtet e sulmuan me sende të forta, duke tentuar të mbyllin gojën e “Pamfletit”. Bandat nuk e pranojnë dot fjalën e lirë dhe kur faktet ekspozohen, përdorin dhunën. Mbetet të shihet nëse policia do arrijë zbulojë porositësit e kësaj ngjarje. /Pamfleti