Ish drejtori i burgut i Fushë Krujës, Durim Toska është arrestuar në Pogradec, vetëm 1 orë pas shkarkimit nga detyra.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Drejtësisë thotë “ministri Ulsi Manja e ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cenuara nga Durim Toska”.
Vendimi, thuhet në njoftim, vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.
Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje lidhur me arrestimin e Durim Toskës dhe shkarkimin e tij.
Në vend të Toskës, në postin e drejtorit të burgut të Fushë Krujës është komanduar Erion Laskaj.