osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandalet e drejtësisë nuk kanë fund! Trafikanti i drogës Tedi Malaveci drejtues i Përmbarimit Privat: Ministria e Drejtësisë turprisht në mbrojtje të paligjshmërisë

Skandalet e drejtësisë nuk kanë fund! Trafikanti i drogës Tedi Malaveci drejtues i Përmbarimit Privat: Ministria e Drejtësisë turprisht në mbrojtje të paligjshmërisë

Në vitin 1996 Teodor Malaveci u largua nga Shqipëria drejt Hollandës në Utreht, deri sa në 01 maj 1997 është arrestuar, proceduar dhe dënuar me burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe në gusht 97′ është deportuar drejt Shqipërisë.

Gjatë periudhës së burgimit, zgjodhi të mos tregojë apo përmendë emrin e pronarit dhe furnizuesit të tij, një emër i rëndësishëm i botës së krimit, trafikut ndërkombëtar të drogës (aktualisht rezident në Dubai) që më vonë u bë “Kumbari” apo garantuesi i karrierës së tij në korridoret e organeve të drejtësisë gjatë 25 viteve të ardhshme.

Aktualisht pranë Prokurorisë Tiranë dhe SPAK janë regjistruar disa proçedime penale ndaj shtetasit Malaveci, të cilat po hetohen nga prokurorët A.Q., A.A, S.H.etj, për veprat penale:

➢ “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” sipas nenit 135 të Kodit Penal

➢ “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” sipas nenit 190 të Kodit Penal

➢ “Shpërdorimi i detyrës” të kryer më shumë se një herë, të kryer në bashkepunim me Alban Ruli (aktualisht në burg për përvetësimin e 1.2 milion euro), sipas neni 248-25 të Kodit Penal.

Përmbaruesi Alban Ruli i arrestuar nuk është një emër i panjohur. Përmbarues pranë shoqërisë “ARB” ai njihej si personi që u kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës.

Por kryesisht ai njihet dhe për miqësinë e tij të ngushtë dhe ortakrinë me Tedi Malavecin, me të cilin kanë kryer veprën penale, Por Tedi është akoma i paprekshmi si pjesë e mbrojtur e krimit në sistemin e drejtësisë.

Megjithse SPAK ka kërkuar hetimin pasuror sipas legjislacionit antimafia, si dhe ka sekuestruar dokumentacionin e emërimeve dhe dosjet e personelit në Ministrinë e Drejtësisë si dhe dokumentet pranë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe ka administruar dënimi penal jashtë vendit, duke krijuar bindjen e mbështetur në prova për arrestimin e Tedi (Teodor) Spiro (Pirro) Malaveci, Ministria e drejtësisë hesht dhe nuk e shkarkon mashtruesin dhe trafikantin, madje trafikanti është rikonfirmuar në zgjedhje farsë si Kryetari Dhomës së përmbaruesëve Privat edhe për mandatin 2022-2026.

Lind pyetje a arsyeshme se përveç “Kumbarit” pagator në Dubai, kush është mbrojtësi i tij vigjilent dhe i pamposhtur në Ministrinë e drejtësisë që e mbron trafikantin dhe një nga figurat më të njollosura në strukturën e fundit dhe më të rëndësishme të vendosjes së drejtësisë, për çeshtjet e pronave dhe të konflikteve civile finanaciare?!

Hije dyshimi bien edhe mbi Lulzim Basha si ish ministër i drejtësisë , i punëve të Brenshme si sponsori i Malavecit në periudhën kur ata kanë qenë sëbashku në Ultreh.

Por ja si e justifikon veten Tedi i mashtrimeve dhe drogës në një WC mediatike CNA me pronar Ridvan Boden dhe të administruar nga Pupaci ish këshilltari i tij Elvi Fundo:

“Ai ishte një dokument i shumë viteve më përpara, një ngjarje e ndodhur në kohën kur kam qenë student në adoleshencë, në Holandë. Atëherë kur ka ndodhur në një diskotekë me shumë të rinj në një ambient rinor dhe atëherë ligjet e asaj kohe kanë qenë në Holandë shumë herë më të ashpra dhe në rast se sot të rinjtë bëjnë të tilla veprime për të njëjtën gjë siç jam dënuar sot nuk i zë ligji”.

Por e vërteta është krejt tjetër”

Në vitin 1997 Malaveci është dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë nga Gjykata Qëndrore e Utrexht në Hollandë për shitje lëndësh narkotike dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme, nga data 21 Maj 1997 deri në 26 gusht 1997, për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin, Teodor Malaveci.

Pas mbarimit të dënimit është deportuar nga Holanda duke i ndaluar hyrjen në vendet e Shengenit për një periudhë 5 vjeçare përsëri në shkelje të ligjit dhe ka një mal me akuza të tjera që nga trafiku , mashtrimi, korrupsioni e deri te zgjedhja e çuditëshme për herë të tretë në krye të përmbarimit.

Për këtë arsye Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë dërguar disa padi ku kërkohet anulimi i zgjedhjeve për kryetarin e Dhomës dhe për tre anëtarë të Këshillit të mbajtura më 24 shtator 2022, ç’ka ka krijuar një situatë të padëgjuar më parë edhe për vetë gjyqtarët.

Përmbaruesit kontestojnë zgjedhjen e Malaveci, pasi bazuar në nenin 35 pika 2 të Ligjit Nr.26/2019 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, duke qenë se ai ka konsumuar dy mandate, nuk lejohet më të kandidojë.

Ky nen thotë qartësisht se” Kryetari zgjidhet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë”. Tedi Malaveci rezulton në krye të Dhomës së Përmbaruesve që në vitin 2014, por ai kandidoi sërish edhe pse ndalesa ligjore dhe statutore duket e qartë.

Në këtë rast ka ndërhyrë edhe formalisht Ministria e Drejtësisë, e cila me një shkresë që mban numrin e protokollit Nr.A-721/1 Prot., dt.23.09.2022 shkruan se “kryetari aktual i ka konsumuar dy mandatet e tij”. Ç’ka do të thotë se automatikisht atij nuk i lejohej të kandidonte në një kohë kur instuticioni ministria e Drejtësisë duhet ta shkarkonte automatikisht në zbatim të ligjit ose duhet të deklaronte mos njohjen e tij si Kryetar.

Janë të shumta skandalet që bëhen prej trafikantit Tedi Malaveci, maskuar pas logos dhe klientelizmit shtetëror e politik të Shoqërisë Përmbarimore “T.M.A-Shpk” dhe shoqërisë ”TDR, që ai i ka në pronësi e ortakëri edhe antiligjore.

Përmbaruesi Malaveci, vazhdon bën akrobacira me aktet e sekuestrove, duke “ushqyer” dhe përdorur “fijet” e vjetra në prokurori, në përmbarimin shtetëror, në dogana, në ministrinë e Drejtësisë, në Policinë e Shtetit, në shërbimin e anti-krimit ekonomik-financar ku ka punuar si OPGJ e në ortakërinë me familjar ministrash, “resurse” që e graduan edhe “Gjeneral” të “ushtrisë” së përmbaruesve privatë të Shqipërië!

Por Min. Drejtësisë ka heshtur, ashtu siç ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, për dënimin si trafikant, duke pranuar justifikimet qesharake të trafikantit… mbi zbutjen e ligjit në ditët e sotme.

Çfardo forme lehtësimi të ketë marrë legjslacioni hollandez, sot kjo nuk e ndihmon trafikantin të trajtohet si i pafajshëm, kur ligji për drejtuesin e lartë shprehet qartë për rastet kur ke qenë i dënuar për trafikim apo përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijm, do vazhdojmë të publikojmë skandale nga veprimtaria e këtij trafikanti në shoqëritë e naftës e minierave në bashkëveprim më hajdutët Ilir Metës në Inspektoratin Qendror Teknik, me bankat e shumë “duar” të tjera, duke përdorur si “kobure” zyrat e tij përmbarimore “T.M.A-shpk” dhe “T.D.R”. (vijon) /Ekskluzive.al