Gruaja e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli u vra mbrëmjen e sotme në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të 29 nëntorit 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi’. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima Liridona Murselin, 33-vjeçare është gjetur brenda në makinë.
“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për median kosovare
Dyshimet e para bëhet fjalë për një rast grabitjeje, citon koha.net
Gazeta Sinjali raporton se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Naim Murseli bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ndodheshin në veturë i kanë zënë pritën me veturë dy grabitës.
“Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se hajnat] fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat më pas ka pasur të shtënë me armë”, shkruan kjo gazetë.
Personat e dyshuar kanë qenë me një veturë të tipit BMW me targa të huaja të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Policia dhe një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur autorët e këtij krimi.