osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”! Zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”! Zbardhen prapaskenat e bujshme

Pas 12 vjetësh, Gjykata Europiane e të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës nxori si përfundim se shteti ishte vrasësi, duke tejkaluar kompetencat, Sali Berisha prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve.

De facto para nesh u shfaq një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti. Por çfarë tregon tjetër vendimi i Strasburgut? Dosja e 21 janarit me prova të rindërtuara dhe të paprishura është në duart e ndërkombëtarëve.

Amerikanët kanë dhënë shpesh sinjale për hapjen e kësaj dosjeje. Në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit si shembull të dhunës politike, DASH përmend gjithmonë 21 Janarin. Vetë gazetari Artan Hoxha konfirmoi pak muaj më parë se materialin që nxori pas 12 vitesh ku tregonte me zë se protestuesit janë vrarë me urdhër nga lart e ka marrë nga shërbimet e huaja. “Ky material është regjistruar nga aleatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë.

Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes. Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe oficerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit,” u shpreh Artan Hoxha.

Ndërhyrja e FBI

Nga 21 janari ka shumë prova të fshira nga dora shqiptare dhe një nga ato që u përmend nga Strasburgu është dhe serveri i Kryeministrisë. Por kur të vijë momenti i hapjes nga SPAK i kësaj dosjeje, kjo provë do të dalë në dritë dhe do të jenë pikërisht amerikanët. Kujtojmë se në ato vite, ekspertët e FBI arritën të rikuperonin serverin. Aty zbulohet qartë dinamika e ngjarjeve që ndodhën atë ditë, del kush ka qëlluar mbi turmën dhe se kush do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e katër demonstruesve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Ky material u raportua se në vitin 2012 u vendos në duart e drejtësisë së vjetër. Kanë qenë dy agjentë të FBI, të cilët kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me materialin e ekspertuar. Ata ju kanë dorëzuar pjesëtarëve të drejtësisë jo vetëm serverin e kryeministrisë, tashmë të plotë me të gjitha të dhënat, 14 gëzhoja dhe po aq predha-plumba, por edhe një valixhe me armë të cilat janë përdorur në vendngjarje. Gjithashtu është dorëzuar edhe dokumentacioni i plotë shkresor i argumentimit shkencor-profesional.

Por edhe me gjithë këtë ndihmë, nga amerikanët, Berisha me presionit e tij, siç e tregoi dhe vendimi i Strasburgut arriti që ta mbyllë çështjen. Serveri i kryeministrisë ishte prova kyçe që do të vinte para drejtësisë ata që qëlluan mbi turmën pasditen e 21 janari 2001. Por pamjet filmike ishin fshirë, me një urdhër që dyshohet se është dhënë në qeveri për të eliminuar çdo provë të inkriminimit të Gardës së Republikës, e cila u mbrojt fuqimisht nga Berisha vetëm disa orë pas vrasjeve të pajustifikuara.

Çfarë deklaronte Berisha?

Më 23 janar 2011, Berisha deklaroi, se më 21 janar, pas konferencës për shtyp, “i kam kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e Kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos Policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”

Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar, rreth orës 20:00 në mbrëmje, Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhjen dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër, pra që të kontrollojë serverin e Kryeministrisë dhe të nxjerrë andej pamjet filmike dhe t’i vërë në dispozicion të Prokurorisë. Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm. Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 janari.

Pra ai ka tentuar të prodhojë alibi për veten e vet më 23 janar për një krim të zhdukjes së provave që e ka bërë me vetëdije më 21 janar gjatë natës. Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministri. /Nga Elmas Bogdani