Operimet nga aeroporti i Vlorës pritet të nisin nga marsi-prilli i vitit 2025. Lajmi fantastik u dha sot gjatë inspektimit të këtij aeroporti nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësministrja Belinda Balluku.
“Në vitin e parë priten 330 mijë pasagjerë, por është e sigurt që në vitin e parë do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 vetëm në aeroportin e Vlorës. Parashikimet janë optimiste”, tha Balluku.
Balluku theksoi se ky aeroport, i cili është tashmë në një fazë të avancuar do të jetë i mbuluar me panele diellore, për të prodhuar energji për nevojat e aeroportit.
Pista e këtij aeroporti do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali 20 mijë metër katrorë, ndërsa pritet të përfundojnë gjatë verës 2024 me pas do te nisin procedurat per certifikimin per t’u bere gati per fluturime ne veren e vitit 2025.