osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vrasja brutale e 22-vjeçares nga ish i dashuri nxit revoltën e qytetarëve në Itali

Vrasja brutale e 22-vjeçares nga ish i dashuri nxit revoltën e qytetarëve në Itali

Vrasja e një 22-vjeçareje në Itali ka tronditur mbarë vendin dhe ka nxitur një lëvizje kundër dhunës ndaj grave. Dyshohet se e reja Giulia Cecchettin u vra nga ish-i dashuri i saj posesiv.

Por si ndodhi krimi?

BBC News raporton se më 11 Nëntor të këtij viti, 22-vjeçarja Giulia Cecchettin shkoi të blinte veshjen për ceremoninë e diplomimit në “Inxhinieri Biomjekësore” së bashku me ish-të dashurin e saj, Filippo Turetta. Por, më pas ata u zhdukën. Disa ditë më vonë, u shfaqën disa pamje, në të cilat tregoheshin momentet e fundit të jetës së saj.

Në video, Turetta shihet duke dhunuar ish-partneren e tij në një parking makinash afër shtëpisë së saj në Vigonovo, afër Venecias. Ajo u përpoq të arratisej, por prokurorët thonë se ai i vendosi shirit ngjitës në gojë, e futi me forcë në makinën e tij dhe e dërgoi një zonë industriale, ku e sulmoi përsëri.

Pas një kërkimi njëjavor, trupi i 22-vjeçares u gjet në fund të një kanali, i mbështjellë me qese të zeza plastike. Në trupin e saj u gjetën shenja të një vrasjeje brutale, në kokën dhe në qafën e saj kishte të paktën 20 plagë të thella me thikë. Sipas autoriteteve italiane, mendohet se e reja ka ndërruar jetë natën e 11 Nëntorit.

Policia lëshoi ​​një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe nisi një ndjekje masive për Filippo Turetta. Makina e tij u gjurmua duke kaluar përmes Italisë veriore, në Austri dhe më pas në Gjermani. Një javë më vonë, ai u arrestua pranë Leipzigut të Gjermanisë kur një shofer thirri policinë pasi vuri re se ishte i parkuar në autostradë me dritat e fikur. Telefonuesi nuk e kishte idenë se 22-vjeçari kërkohej për vrasje. Deri më tani, Filippo Turetta nuk është akuzuar zyrtarisht dhe pritet të ekstradohet në Itali të shtunën./tvklan.al