Aktorja Sharon Stone ka folur për momentin kur ishte në prag të vdekjes, por shpëtoi.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “The Late Show”, Sharon tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001. Ajo tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara. E tmerruar tregoi se qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital.
“Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte. Gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence. Dhe ju e dini se dhomat e tilla nuk janë kurrë diçka e mirë.
Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, u shpreh aktorja kohë më parë.
Më pas Sharon Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru.
“Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë u ‘zhduka’. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën. M’u duk sikur po më tregonin ‘kjo është e mrekullueshme, kjo është okay’ dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje”.