osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Liroi dhëndrin: A i dha Shkëlzeni 1 milionë euro burrit të gjyqtares Iliriana Olldashi? SPAK po i monitoron

Liroi dhëndrin:  A i dha Shkëlzeni 1 milionë euro burrit të gjyqtares Iliriana Olldashi? SPAK po i monitoron

Hije të forta dyshimi hodhi mbi drejtësinë e re vendimi i gjykatëses Iliriana Olldashi, për të liruar nga paraburgimi Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.

Dyshimet u bënë edhe më të forta, në kohën kur edhe vetë SPAK dyshon dhe kërkon që kjo gjyqtare të japë dorëheqjen, sepse ka konflikt interesi.

Sipas SPAK, gjyqtarja ka blerë shtëpi në kompaninë e cila ndërtoi në kompleksin “Partizani”, për të cilën akuzohet edhe vetë Malltezi. Dhe sipas mediave, e ka blerë me një çmim të favorshëm.

Gjyqtarja ende nuk e ka zbardhur vendimin për të parë arsyetimin, por për prokurorët e SPAK ka diçka që nuk shkon.

Por edhe për opinionin ka diçka që nuk është në rregull nisur nga fakti që më parë këto gjykata anti-korrupsion janë treguar jashtëzakonisht strikt dhe nuk kanë lëmuar aspak ashpërsinë e ligjeve anti korrupsion.

Megjithatë është naivitet të besosh se gjyqyarja Olldashi do të merrte një vendim të tillë vetëm se ka blerë një apartament tek kullat e dhëndrit të Berishës apo sepse mund të jetë militante e Foltores.

Pas këtij vendimi skandaloz dyshohet se fshihet një histori e errët korrupsioni madhor, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë kërcënimi.

Prapaskena mëson se SPAK dhe BKH-ja po monitorojnë pêr çdo lëvizje të dyshimtë gjyqtaren Olldashi dhe njerëzit e saj pas vendimit suprizë, si dhe çdo ndryshim të mundshëm në pasurinë e saj.

Një burim tha se ka dyshime të forta se sekserët e Shkëlzenit i kanë dhënë 1 milionë euro burrit të gjyqtares Iliriana Olldashi.

Paratë besohet se janë në banesën e një të afërmi të bashkëshortit të gjyqtares.

Dyshimet shtohen në kushtet kur gjyqtarja Olldashi riktheu në burg Alqi Bllakon, i cili akuzohej nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Iliriana Olldashi la në burg deri sa vdiq Enver Sheshin, i cili akuzohej për evazion fiskal.

Po kjo gjyqtare liroi nga burgu Jamarbër Malltezin, i cili akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, duke përmbysur një standard i vendosur nga po ajo vetë dhe GJKKO, konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë.