ëngëtarja Barbana Dini ka kujtuar vëllain e saj, reperin Ergi Dini, i cili humbi jetën 7 vjet më parë në një aksident me motor.
Përmes një postimi në Instagram, Barbana shkruan se, edhe pse kanë kaluar 7 vite, asgjë nuk ka ndryshuar dhe se malli vetëm shtohet.
Ajo shkruan se brengë do t’i mbetet që vajza e saj, e cila ka pak kohë që ka ardhur në jetë, nuk ka njohur dajën, dhe ky i fundit nuk ka njohur mbesën.
“Sot, 7 vite pa ty!
Sa me mungon, vetem Zoti e di!
Asgje nuk ka ndryshuar, jam ketu e mbushur me dhimbjen e ikjes tende dhe shume mall qe vetem shtohet…