osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ceno Klosi dështim spektakolar në krye të Tatimeve, KLSH: Në 2022 borxhi tatimor 1,4 mld €, mosrealizimi i planit 90 mln €. U rimbursua 38 mln euro TVSH më shumë se plani

Ceno Klosi dështim spektakolar në krye të Tatimeve, KLSH: Në 2022 borxhi tatimor 1,4 mld €, mosrealizimi i planit 90 mln €. U rimbursua 38 mln euro TVSH më shumë se plani

Një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi punën e Tatimeve për vitin 2022, ka nxjerrë në pah dështimet e Drejtorit të Përgjithshëm, Ceno Klosi në krye të administratës tatimore.

Sipas KLSH, borxhi tatimor u rrit gjatë vitit të shkuar arriti në vlerën e frikshme prej 146,7 miliardë lekësh ose rreth 1,4 miliardë euro edhe pse numri i bizneseve debitore u ul me 10 mijë subjekte. Në vetëm një vit borxhi tatimor u rrit me plot 110 milionë euro.

Nën drejtimin e Cenon Klosit, Tatimet kanë një mos realizim të planit prej rreth 90 milionë eurosh, edhe pse buxheti u rishikua disa herë.

Ndër të tjera KLSH evidenton faktin se tatimet që drejtohen si repart ushtarak nga Ceno Klosi kanë lëshuar dorën përsa i përket rimbursimit të TVSH vitin që shkoi, duke shpërndarë rreth 4 miliardë lekë ose, 38 milionë euro më shumë se plan i rimbursimit.

Këto veprime thotë kontrolli i lartë i shtetit janë në kundërshtim me ligjin për procedurat tatimore në Shqipëri dhe të ligjit për buxhetin e vitit 2022.

Po te rimbursimi i TVSH KLSH ka zbuluar se drejtoria e këtij sektori në varësi direkte të Ceno Klosit, nëpërmjet e-mailit të datës 07.shkurt 2023, ka raportuar gjendjen e stokut të rimbursimit në shumën 0 lekë, në Drejtorinë e Kontabilitetit dhe Statistikës, për datën 31 dhjetor 2022. Por në të vërtetë audituesit kanë konstatuar se rezultojnë 32 kërkesa për rimbursimin e TVSH-së të pranuara, por të pa miratuara në vlerën totale për 1,8 miliardë lekë, të cilat megjithëse ka kaluar afati maksimal prej 60 ditëve nga data e paraqitjes së tyre nuk janë rimbursuar.

Nga auditimi konstatohet se realizimi i kontrolleve të planifikuara për vitin 2022 është në masën 57.5 %, me një mosrealizim të planit të kontrolleve për vitin 2022 në masën 42.5 %. News24 disponon raportin e plotë prej 400 faqesh të KLSH me vargun e shkeljeve të tatimeve të Ceno Klosit, dhe do të zbardhë pjesë të tij në ditët në vazhdim.