osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha: Ia tregoj unë qejfin Edi Ramës, që guxon e merret me “mue dhe dhanrin tem”. Duhet të ngriheni dhe ju për mue

Berisha: Ia tregoj unë qejfin Edi Ramës, që guxon e merret me “mue dhe dhanrin tem”. Duhet të ngriheni dhe ju për mue

Sali Berisha ka treguar në Elbasan, pse nuk paraqitet në gjykatë. Dhe gjithçka e lidh me Edi Ramën.

“Jeni dëshmitarë si demokratëve u hoqi emrin nga lista e fletëvotimit, si hoqi emrin e kryetarit. Nuk njeh kufij, parim e moral në luftën kundër nesh. A mund ta tolerojmë më shumë? Gjenerata që përmbysi komunizmin e ka të qartë çdo të thotë diktaturë. Ajo diktaturë ishte më e shëmtuara në Europë, por një studiues i madh i diktaturave thotë se më e keqja e të gjitha diktaturave është diktatura e bandave. Ajo s’ka parim, s’ka moral, nuk ka rregull dhe sot Edi Rama është kreu i bandave.

Përpiqen të sfumojnë qëndrimet tona me fjalët se ky vetëm Edi Rama, Edi Rama. Miqtë e mi, kishte vdekur Enver Hoxha dhe ne nga mëngjesi deri në darkë sulmonim Enver Hoxhës sepse ai ishte më e keqja. Por ju them unë ju, se pas Enver Hoxhës, Edi Rama është e keqja më e madhe.

Ndaj në këtë betejë, ju ftoj të përqendroheni në potencialin kundër kësaj të keqeje që ka vendisur në Shqipëri në diktaturë. Ne votojmë, ai na i numëron, na i blen. Ai terrorizon, nxjerr bandat në mbarë vendin. I mblodhi dhe i solli dhe nga Dubai për të terrorizuar qytetarët. Pra vota jonë nuk ka vlerë, deputetët që përfaqësojnë nuk kanë më vlerë.

Kurrë s’duhet ta pranojmë këtë situatë. Pse Edi Rama kaloi tani në ekstrem? Vetëm për një arsye. Për fatin tonë më të keq, ai pas zgjedhjeve të 2017, vuri nën kontroll opozitën dhe bashkërendonte. Nuk po merrem me çfarë diskutuan ata në marrëveshje, por po ju jap një fakt tjetër. Të gjithë besonit të fitoren e 25 prillit, dhe unë.

Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, optimizëm e energji. Dy gjëra, tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet: Po s’u fituan këto zgjedhje çfarë mendon ti për koalicionin e madh? Jo i thashë unë, është një gjëmë. Më thotë, nëse bëhet çfarë do bësh. I thashë do bëj çfarë të mundem kundër tij. Kjo ishte arsyeja e shpalljes non grata të Berishës.

Momenti i dytë, kur u bashkua grupi parlamentar, kur e pa që u bënë 42 burra dhe gra të vendosur për të mbrojtur idealet tuaja në parlament, ai kaloi në ekstrem. Parlamentin e asgjësoi në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e kaloi online. Nxorri një dacibao kundër meje dhe dhëndrit tim, për fajin e vetëm se ai në një proces të zgjatuar ka marrë 408 metra tokë të trashëguar nga gjyshja e tij, me të gjitha dokumentet.

Dhe tani, i heq kryetari të PD-së të drejtën të dalë jashtë. Ç’është kjo? Është marrje e pushtetit të parlamentit nëpërmjet të 2-3 mercenarëve për llogari të Ramës.

Berisha do të shkojë sa herë të thirret në çdo hetuesi në botë. Nuk është se s’kam dëshirë për të shkuar. Do j’ua bëj gjyqin nga dera e gjykatës. Por nuk shkoj dhe nuk pranoj vendimin sepse tre mercenarë të urdhëruar nga Rama i marrin parlamentit pushtetin.

Beteja jonë është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin dhe shpresën e shqiptarëve. Shqiptarët largohen dhe ne sodisim këtë shkretim të tmerrshëm të vendit tonë, ndërkohë që ka potencialet më të jashtëzakonshme. Ikin se një vrasës vret shpresë çdo sekond, çdo orë. Nuk do sodisim, të gjithë në betejë.

Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten çfarë do të bëjmë kundër kësaj të keqeje kaq të madhe. Duhet të zhvarrisim pushtetin e Edi Ramës që të shpëtojë Shqipëria. Është një nga kryefrikacakët më të mëdhenj të këtij populli. Do ta rrëzojmë”, tha Berisha.