Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar dhe masaktuar me thika mbrëmjen e së shtunës në Londër. Ata janë Edmond dhe Erald Preçi nga qyteti i Lezhë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Greens Lane, pranë stacionit Turnpike Lane ku 35-vjeçari Edmond Preçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa vëllai i tij, Eraldi ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Hetimet vijojnë për zbulimin e autorëve dhe motiveve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë rivaliteti mes bandave në qytet. Babai i tyre ka shpërndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale.