Vëlla, unë kam rilindur”.
Këto ishin fjalët e para që 26-vjeçari shqiptar në Greqi, i tha vëllait të tij kur e vizitoi në burg. Aleksi, i cili ndodhet prapa hekurave pasi vrau babain e tij 70-vjeçar, pati një vizitë nga vëllai dhe motra, që i ka nga ana e babait. Vëllai i vogël zbuloi për mediat greke detaje nga takimi i tij me Aleksin.
“Kur shkova ta takoja në qendrat e paraburgimit, ai më tha “vëlla, unë rilinda”. E kishte seriozisht. Nuk ndjen asnjë keqardhje edhe pse është në burg”, thotë ai, duke konfirmuar se për disa vite me radhë ishte abuzuar (seksualisht) nga babai i tij.
26-vjeçari shqiptar ka pranuar vrasjen e babait, duke argumentuar se ishte abuzuar seksualisht kur ishte i vogël. Ndërsa kohët e fundit kishte mësuar se edhe motra dhe vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, janë abuzuar prej këtij të fundit.
Aleksi jetonte në Athinë dhe vitet e fundit ishte rikthyer në Zakyntho për shkak të problemeve financiare. Aty ai mësoi se motra e vëllai ishin abuzuar nga i ati dhe që nga ai moment planifikoi vrasjen e tij.
“Me mua nuk kishte abuzuar seksualisht, ndryshe nga motra ime me të cilën kishte abuzuar dhe çështja tani po ndiqet nga prokurori. Çfarëdo që ka thënë Aleksi janë të vërteta. Babai ishte shumë i dhunshëm. Abuzoi me nënën time. Ajo nuk donte të dilte nga shtëpia. Ai ishte barbar. Por ne nuk mund të flisnim. Na kishte kërcënuar se do të na vriste. Dhuna që ushtronte ndaj nesh ishte një fenomen i përditshëm“, tha vëllai i Aleksit, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe ato që ka deklaruar 26-vjeçari shqiptar.
26-vjeçari Aleks, me origjinë shqiptare, vrau me çifte babain e tij më 27 Maj. Hetuesve u tha se kur ishte në moshë të vogël, i ati kishte abuzuar seksualisht me të. Kurse kohët e fundit kishte mësuar që edhe motra e vëllai i tij i vogël që i ka nga ana e babait, abuzoheshin seksualisht prej tij.
Aleksi ishte djali i dytë i 70-vjeçarit të ndjerë. Babai ishte martuar tre herë, kurse Aleksi kishte ardhur në jetë nga martesa e dytë. E ëma e Aleksit u divorcua prej tij dhe u martua sërish. Kurse 70-vjeçari u martua për herë të tretë, por pas disa vitesh gruaja i vdiq nga një sëmundje. Nga martesa e tij e tretë, erdhën në jetë një djalë dhe një vajzë, 7 dhe 9 vjeç, të cilët janë vëllai dhe motra e Aleksit nga ana e babait. /tvklan.al