Juristi Romeo Kara ka paralajmëruar një skenar ogurzi sa i takon akuzave ndaj Sali Berishës. Pas lirimit të dhëndrit nga qelia, sipas tij, do të shuhet masa edhe ndaj Berishës.
Në rrjet sociale i shprehet se ka marrë informacione për një skenar të tillë duke paralajmëruar se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë reforma ka rënë.
“Shpresojmë që të mos jetë e vërtetë, por ku ka zë, nuk është pa gjë.
Sipas asaj që thuhet, shumë shpejt masa e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme ndaj Berishës, mund të shuhet.
Nëse kjo gjë ndodh, atëherë mund të themi se, drejtësia që mezi po presim, u dhjaks përballë presionit politik dhe të gjithanshëm të Berishës dhe ajo u bë pjesë e kompromisit politik në dëm të saj. Urojmë që kjo gjë të mos ndodhë.
Drejtësia duhet ta dijë se, ka përkrahjen e një populli të tërë dhe gjithë të drejtën e Zotit, që të përballet dhe vetëm të përballet, me çdo lloj presioni politik që i bëhet asaj.
Sot është koha për përballje dhe jo për kompromise”, shkruan ai.