osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gjyqtarja liroi Jamarbër Malltezin sipas hetimeve të “prokurorit” Sali! Berisha i pakënaqur: Asnjë risi, duhej të ishte në shtëpi

Gjyqtarja liroi Jamarbër Malltezin sipas hetimeve të “prokurorit” Sali!  Berisha i pakënaqur: Asnjë risi, duhej të ishte në shtëpi

Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët këtë të martë, u ndal dhe te vendimi i Apelit të GJKKO për të caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha vijoi akuzat ndaj organit të akuzës, duke thënë se Jamarbër Malltezi është i burgosur politik dhe se kjo çështje do të zgjidhet në Gjykatën e Strasburgut.

“Dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik.

Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës.

E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit.

E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare.

Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë.

E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.

Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë.

Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero… ata vetëm nuk e kanë fajësuar.

Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë. Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim.

Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo.

Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.