Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për herë të dytë në një kampionat europian. Pas barazimit me Moldavinë me rezultatin 1-1, Shqipëria u kualifikua në krye të grupit E për në Euro 2024.
Nuk ka munguar as urimi i aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj, pas kualifikimit që Kombëtarja shqiptare arriti për herë të dytë në një Europian.
“Vëllezër dhe motra, kudo që ndodheni jetoni dhe punoni…ndajmë bashkë gëzimin e lgjishëm të kualifikimit të Kombëtares sonë në Euro 2024. Festë e ligjshme në të gjithë hapësirat shqipfolëse. Braco çuna, bravo shqipe! E kam thënë dhe rithënë…kjo është “Shqipëria e Madhe”. Zoti është me Ne!
Ju lutem, në nderim të heroit Adem Jashari, përulem thellësisht dhe me mirënjohje për veprën e Tij! Por nuk është kënga “Mora Fjalë” që mund të na bashkojë dhe të kthehet në himn për shqiptarët…”Xhamadani vija-vija” është simbolika e hymnit përpos atij që këndojmë me shpirt e gjak…Himni i Flamurit! Vëllazërisht.”, shkruan Agron Llakaj në profilin e tij.