Festa është e madhe në çdo cep të botës ku flitet shqip. Kjo festë u mundësua nga heronjtë kuqezi të cilët siguruan kualifikimin historik në Euro 2024. Në stadiumin e Moldavisë, lojtarët e ‘dogjën’ me këngë e kërcime duke e vazhduar deri në autobus me hyrje LIVE në Instagram.
Kristjan Asllani ishte ‘kameramani’ i rradhës i cili kishte hapur Instagramin e tij dhe transmetonte LIVE festën e lojtarëve në autobus. Në komentet e shumtë, bie në sy ai i Lautaro Martinez, shokë skuadre te Interi, i cili i shkruan: “Muzika top“. Duket se kampionit të botës i pëlqejnë këngët popullore shqiptare.
Epike ishte përgjigja e Nedim Bajramit i cili nga mbrapa Asllanit i kthehet Lautaros: “Bëhu gati me Messin, të rrahim ty dhe Argjentinën.” Kuptohet, gjithçka është në formë batute në këtë moment gëzimi dhe lumturie për lojtarët kuqezi e gjithë shqiptaret anë e mbanë botës.