Sylvinho është padyshim “arkitekti” i kësaj Kombëtareje, që mbrëmjen e sotme arriti një sukses madhështor, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në Euro 2024. Tekniku brazilian tregoi emocionet e përjetuara, teksa në prononcimin e shpejtë të dhënë menjëherë pas ndeshjes u shpreh:
“Një sfidë e bukur! E kam pranuar me shumë dëshirë. Që në fillim e kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar, kështu rezultoi. Objektivi im ka qenë që të vinim në nëntor dhe të ishim në garë për kualifikimin dhe ky objektiv u arrit.
Ishte një sfidë e dëshirë, një ëndërr. Nuk ka qenë aspak e lehtë, besoj shumë tek puna. Kjo ishte me të vërtet një ëndërr e madhe.
Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për të gjithë jetën. Ne brazilianët e kemi këtë tendence, e lidhjes së ngushtë me lojtarët. Jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për gjithçka që bëmë dhe arritëm”, u shpreh Sylvinho.