Ndeshja Moldavi – Shqipëri, ora 18:00 nuk është takimi i vetëm që luhet ditën e sotme në kualifikueset e Euro 2024. Në fushë do të zbresin edhe kundërshtarët e kombëtares shqiptare dhe skuadra “big” si Italia, Danimarka dhe Anglia.
Vëmendja e tifozëve shqiptar nuk do të jetë vetëm në Moldavi, ku kuqezinjtë kërkojnë minimalisht 1 pikë për të siguruar kualifikimin, por edhe në Poloni, aty ku do të përballet Robert Leëandoëski me Çekinë.
Jo pa shkak tifozët do të kenë një sy edhe tek ky duel që do të luhet në orën 20:45, pasi nëse kuqezinjtë mposhten nga Moldavia dhe Polonia triumfon ndaj Çekisë, sërish djemtë tanë do të festonin që sonte kualifikimin për në Gjermani.
Jo vetëm kaq, pasi në fushë do të zbresin edhe Italia e cila në “Olimpico” pret Maqedoninë e Veriut, përballje që starton në orën 20:45. Gjithashtu edhe Anglia do të presë Maltën , ndërsa një tjertër përballje interesante do të jetë mes Danimarkës dhe Sllovenisë.