osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe Berisha…të rihetohet 21 Janari! Ka pranuar “live” në televizion se dha urdhër për të shtënë mbi protestuesit dhe ish-kreun e opozitës!

Edhe Berisha…të rihetohet 21 Janari! Ka pranuar “live” në televizion se dha urdhër për të shtënë mbi protestuesit dhe ish-kreun e opozitës!

21 Janari i vitit 20211 është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, në trajektoren e historisë së pluralizmit shqiptar, ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë.

Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Por për përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie tani pritet të fillojnë “ditët e zeza”. Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje:

Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Pra Strasburgu i dha një goditje tronditëse Sali Berishës dhe çetës së tij që zbatuan urdhrat për vrasjet në 21 janar. Gjykata kujton momentin kur Berisha doli e fliste për çadra pistoletë e thika me helm.

Po ashtu përmend presionet ndaj Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe Ina Rama. Ky vendim pritet që të vërë në lëvizje SPAK që të nisin hetimet e thelluara për të gjitha provat që përmend Strasburgu që nuk janë hetuar. Prokurorët specialë e kanë më të lehtë se kurrë për të gjetur fajtorin kryesor dhe për të fundosur Berishën, pasi e ka pranuar hapur me gojën e tij se ishte ai që dha urdhrin për të vrarë protestuesit.

Deklarata që fundos Berishës

Disa vite më parë ai mori përsipër jo vetëm vrasjet 21 janarit, por dhe vendosmërinë për të vrarë me snajper ish kreun e opozitës, aktualisht kryeministër i vendit Edi Rama. Më 10 dhjetor 2020, Berisha pranoi hapur në një intervistë televizive se: “Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha.

I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë”. Ndërkohë edhe dje Berisha nuk shfaqi pendesë për vrasjen e 4 qytetarëve dhe i cilësoi protestuesit banditë, teksa duke folur në një konferencë para gazetarëve akuzoi Ramën se i përdori njerëzit si mish për top. Madje Berisha nuk njohu as vendimin e Strasburgut, pasi sipas tij, u firmos nga Dorian Pavli, kushëriri i Ramës.

Prapaskenat

Menjëherë pas vrasjeve, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp në 2011, ku deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës. Në funksion të këtij versioni, doli edhe një mjek i Spitalit Ushtarak, i cili tha se plagët e viktimave ishin shkaktuar nga afër. Por, vetëm disa orë më pas, kur u shfaq videoja e vrasjes së Ziver Veizit nga gardisti Agim Llupo, Berisha ndryshoi version, por shtoi se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit.

Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha tha se një prej protestuesve ishte vrarë me plumb rikoshet, ndërsa për të tjerët nuk kishte autor. Edhe për urdhrat ndaj Gardës së Republikës për të qëlluar, Sali Berisha ka shpikur një alibi, sipas të cilës garda nuk merr urdhra për të vrarë, por urdhri i saj është rregullorja, e cila në asnjë rrethanë nuk parashikon vrasjen e protestuesve, edhe nëse futen brenda rrethimit. Dyshimet janë të forta se urdhri është dhënë verbalisht, bashkë me premtimin e mbrojtjes nga ndëshkimi ligjor. Pamjet filmike të serverit të Kryeministrisë, si prova kryesore për të zbardhur ngjarjen dhe për të ngritur akuzën për përgjegjësit e vrasjeve, u zhdukën natën e 21 Janarit në ambientet e Kryeministrisë.

Këto i tregoi hapur vendimi i fundit i Strasburgut. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Për t’u shfajësuar për fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, në orën 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 Janari, Berisha deklaroi në 23 Janar se kishte urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm Gjergj Lezhjan që t’i vinte pamjet në dispozicion Prokurorisë. Kur të gjitha alibitë i ranë, Berisha jo vetëm pranoi vrasjet nga Garda në bulevard, por deklaroi se mund të vriteshin edhe 30 apo 300 protestues.

Disa vite pas krimit, pikërisht në vitin 2016, Berisha, i bindur se drejtësia tashmë nuk do të vepronte më, hoqi krejtësisht maskën teksa deklaroi planin për të vrarë edhe Edi Ramën në 21 Janar. Sipas tij, nëse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot kryeministër nuk do të tërhiqej, sot nuk do të ishte gjallë. Në dhjetor të vitit 2020, Berisha tha se plani ishte që Rama të vritej me 4 snajpera. Vetëm këto deklarata me zë dhe figurë i mjaftojnë SPAK për t’i vendosur prangat Sali Berishës.