osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Mahmutaj dhe xhaxhai i Aleks Nikës nxjerrin detajet shokuese: SPAK pritet të rihapë dosjen e “21 janarit” pas vendimit të Strasbugut

Fatos Mahmutaj dhe xhaxhai i Aleks Nikës nxjerrin detajet shokuese: SPAK pritet të rihapë dosjen e “21 janarit” pas vendimit të Strasbugut

Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse nga dëshmitarë dhe familjarë të viktimave të 21 janarit pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilët kanë tronditur Sali Berishën, si edhe kanë ngjallur shpresat për familjen Nika që kërkesën e tyre për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës ta marrë SPAK-u. Si fillim në një reagim për gazetën “SOT”, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, u shpreh se gjykata e Strasburgut jep vendime që janë të detyrueshëm për të gjitha instancat e shtetërore.

I pyetur se çfarë informacionesh ka Strasburgu qe drejtësia nuk i hetoi kurrë, ai tha se: “Ne kemi parë një tendencë nga prokuroria për ta mbyllur çështjen. Prokuroria e Tiranës që ishte ngarkuar me hetimin e kësaj ngjarje nuk e ka zhvilluar hetimin të gjithanshëm, pra ka pasur veprime për të mbyll çështjen dhe për të mos identifikuar autorët.

Autorët tashmë dihet kush janë, vrasësit janë identifikuar edhe nga mediat, drejtësia ka heshtur dhe kjo është e turpshme. Për ne drejtësia dështoi, mbase edhe nga mungesa e vullnetit politik, apo nga frika që mund të kenë pasur prokurorët, sepse janë të implikuar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha vet që i vramë sepse donin që të bënin grusht shteti dhe këtë nuk e hetoj prokuroria.

Të implikuar janë edhe ish-ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, ish-presidenti Bujar Nishani, po ashtu që tha se janë vrasje legjitime dhe grada nuk ka përgjegjësi. I gjithë shteti atëherë u ngrit në këmbë për të mos e hetuar këtë çështje. Ne kemi bërë shumë përpjekje që fajtorët të shkojnë para drejtësisë.

Këtë tani duhet ta marr SPAK, sepse gjykata e Strasburgut dihet jep vendime që është i detyrueshëm për të gjitha instancat e shtetërore. Ne kemi bërë edhe një padi në Gjykatë e Lartë në Kolegjin penal, sepse na e pati refuzuar SPAK sepse nuk i takon SPAK, por e ka prokuroria e Tiranës që të merret me këtë çështje.”

Xhaxhai i Aleks Nikës: Berisha duhet të dalë para gjyqit

Mark Nika kërkoi që Sali Berisha të dalë para gjyqit për vrasjet në 21 janar. “Po kemi shpresa. Ne jemi shumë optimist, sidomos tani me ndërhyrjen e gjykatës së Strasburgut sepse dihet se çfarë funksioni ka ajo. Edhe nga Kolegji penal i Gjykatës së Lartë që po shqyrton rekursin tonë që të detyrojë SPAK që të merret me hetimin e çështjen pra që ta tërheq nga Prokuroria e Tiranës.

Shteti, pra qeveria e asaj kohe duhet që të dal para një gjyqi sepse vrau njerëz në Bulevard me duar në xhepa”, tha ai për gazetën “SOT”. Xhaxhai i Aleks Nikës, gjithashtu foli dhe për provën që u shfaq para disa muajsh nga gazetari Artan Hoxha ku u dëgjua komandanti i gardës që jep urdhër të qëllohet mbi protestuesit. “Duke qenë se është marr prokuroria e Tiranës dhe SPAK tha nuk ka kompetencë.

Po ne nuk do të ndalemi deri sa ta sqarojmë këtë deri në fund dhe ata që janë përgjegjës të shkojnë në gjyq për vrasje edhe kushdo tjetër që ka neglizhuar hetimet”, tha ai. Në fund, Mark Nika kërkoi dënimin e Berishës. Ai duhet të përgjigjet për shpërdorim detyre dhe ish-ministri i brendshëm. Nuk e di se si do arrij në përfundim SPAK, po shihet se ca po bënë me Saliun, janë lojërat e atyre. Por, unë kam përshtypje se këtë herë SPAK nuk do hesht sepse është me vendim gjykate. Është krim kundër njerëzve, vret njerëz që protestojnë, por është bërë me qëllim”, u shpreh Mark Nika.

Dëshmia e gazetarit për “21 Janarin”

Gjithashtu gazetari Fatos Mahmutaj, njëkohësisht dëshmitar i ngjarjes së 21 janarit tha dje në një intervistë televizive se ka me dhjetëra prova që dëshmojnë se 21 janari ishte krim shtetëror ku ishin përfshirë të gjitha institucionet që nga garda deri tek prokuroria e gjykata.

“Një nga personat, nuk dua t’ia them emrin, është paraqitur në SPAK për t’i marrë dëshminë dhe i kanë thënë që do ja marrin në një moment të mëvonshëm. Është piketuar për ta vrarë dhe për t’ia ngecur Edi Ramës. Nuk ishte protestues, ishte diçka krejt tjetër. Në atë protestë fatkeqe unë nuk isha as me protestuesit as me policinë, isha duke bërë punën time, edhe ai tjetri nuk ishte gazetar, por një person goxha i njohur që punonte aty afër.

Berisha e kishte larguar nga vetja dhe tentoi ta vriste, por jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër kështu që dështoi vrasja e tij”, tregoi ai. Gjithashtu, gazetari tha se sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.

Gazetari tha se në bulevard dhe para Kryeministrisë ditën e demonstratës ka pasur shumë prova që janë hequr nga Prokuroria e Tiranës për të lehtësuar të pandehurit. Sipas tij, vendimi i djeshëm i Gjykatës së Strasburgut është një arsye e mjaftueshme për të arrestuar Sali Berishën si përgjegjës për vrasjen e 4 personave.

“Aty ka pasur lumë me gëzhoja për ekspertiza, me predha, në vendin ku jam plagosur unë, në trungun e pemës edhe sot janë gjurmët e 20-30 plumbave, asnjë nuk është ekspertuar. Unë kam qenë dëshmitar në datë 22 kam qenë vetë dëshmitar, garda nuk lejonte grupin e ekspertimit të afrohej.

Prokuroria e Tiranës me dashje ose pa dashje ka hequr shumë prova që u bën për të lehtësuar të pandehurit, ato janë prova edhe sipas legjislacionit shqiptar edhe sipas moralit shqiptar. Strasburgu, kulmi i drejtësisë e tha, çfarë duhet më tepër për të arrestuar Sali Berisha?,” tha gazetari.