Në Moldavi janë përgatitur për festë, pavarësisht rezultatit ndaj Shqipërisë. Skuadra moldave renditet në vendin e katërt në grupin E me 9 pikë, katër larg kuqezinjve të Sylvinhos dhe dy pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.
Moldavi-Shqipëri, ndeshje ku skuadrës tonë kombëtare i mjafton një pikë për t’u kualifikuar në Gjermani 2024. Ndërkohë, Federata Moldave e Futbollit ka njoftuar tifozët se hyrja në stadium do të nisë rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Teksa do të shpërndahen rreth 1000 pije falas për tifozët.
Ndërkohë që të pranishmit në “Stadionul Zimbru” do të shijojnë edhe një koncert muzikor që do të nisë rreth 1 orë e gjysmë përpara ndeshjes. Stadiumi i takimit, ku do të kenë një numër të konsiderueshëm të tifozëve shqiptarë, ka një kapacitet prej 10.500 tifozësh. Dhe kundër Shqipërisë do të jetë “sold-out”.