Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Moldavinë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 dhe që do të startojë në orën 18:00. Kuqezinjve iu duhet vetëm një pikë në këtë përballje për të hapur shampanjën dhe për të shpërthyer në festë.
Djemtë e Sylvinhos kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit që në sfidën ndaj Moldavisë, ndërsa do të tentojnë fitoren për ta mbyllur si lider këtë fazë kualifikuesesh. Gjithsesi kuqezinjtë do të mund të kualifikohen të premten edhe nëse nuk marrin pikë ndaj moldavëv.
Është UEFA që ka zbuluar llogaritë e kualifikimit të kuqezinjve. Shqipëria do të kualifikohej edhe me humbje ndaj Moldavisë nëse Polonia do të fitonte përballjen direkte me Çekinë. Në këto kushte kuqezinjtë do të festonin kualifikimin.
Renditja e Grupi E dhe llogarite e kualifikimit